Raportimet nga Afganistani tregojnë se tri shpërthime kanë lënë të vdekur të paktën dy persona dhe kanë plagosur 19 të tjerë në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

Ky njëherësh është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë.

Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët janë cituar të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë që ka bartur luftëtarë talibanë.

Gratë dhe fëmijët është thënë të kenë qenë në mesin e të plagosurve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fotografitë që, është thënë të jenë marrë nga zona e shpërthimit, kanë shfaqur një makinë me flamur të talibanëve dhe shkatërrimin afër.

Detaje tjera ende nuk dihen.

Herët në mëngjesin e së shtunës, një tjetër bombë ka shpërthyer në Kabul, duke plagosur të paktën dy persona, kanë thënë zyrtarët policorë.

Shënjestra e sulmit nuk dihet ende, mirëpo mediat lokale kanë thënë se bomba ka shpërthyer në një zonë të dominuar nga komuniteti Hazara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, duke larguar nga pushteti Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi, dhe janë zotuar se do të rikthejnë sigurinë.

Grupi islamist nuk ka bërë ndonjë koment për incidentet dhe askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Nangarhar është qendra e degës së grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, (IS-K), e cila konsiderohet armike e udhëheqësve të rinj të Afganistanit./Rel

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";