Dy të vdekur dhe 125 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy të vdekur dhe 125 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dy të vdekur dhe 125 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 125 të infektuar me koronavirus si dhe dy viktima, nga testimi i 1,085 mostrave. Viktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vdekurve nga sëmundja COVID-19 ka shkuar në 151.

Në vendin fqinj autoritetet janë të shqetësuara nga ky ritëm e të infektuarve. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 46 raste, pastaj 19 në Kumanovë, 17 në Shtip, 16 në Tetovë, 7 në Strugë, 6 në Gostivar ndërsa në tetë qytete tjera ka më pak të infektuar.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 ,ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona.

Advertisement

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 35,471 mijë teste. Numri i madh i të vdekurve është në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Shtipit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka sqaruar se numri i lartë i të infektuarve ka të bëjë me mosrespektimin e masave mbrojtëse, por edhe me numrin e lartë të testeve të kryera, që sipas tij është më i lartë, krahasuar me vendet e rajonit.

Që nga dita e premte qytetet më të prekura si Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi janë në izolim të plotë. Ndalimi i lëvizjes në këto qytete do të vazhdojë deri të hënën në 05.00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy