Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov, janë duke u hetuar nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh.
Një prej tyre ka bërë një ankesë në Ministrinë e Jashtme ruse lidhur me ndalimin dhe trajtimin jo korrekt nga pala shqiptare, duke u shprehur se vizita e tij në Shqipëri ishte për qëllime turistike.
Advertisement
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova njoftoi se ambasada ruse i dërgoi një kërkesë për informacion lidhur me çështjen e dy shtetasve rusë, Ministrisë së Jashtme shqiptare. Mirëpo, kjo e fundit nuk i është përgjigjur ende.
“Strukturat zyrtare të Shqipërisë nuk janë shprehur për këtë çështje. Asnjë informacion nuk është marrë përmes kanaleve diplomatike”, theksoi Zakharova.
Advertisement