“Rruga e vdekjes” e ndjekur nga prezantuesi britanik i BBC, Michael Mosley, mesditën e së mërkurës së kaluar, teksa ishte me pushime në Symi me bashkëshorten dhe dy miq, është prezantuar përmes një grafiku nga DailyMail.
Sipas asaj që është bërë e ditur, prezantuesi 67-vjeçar ka qenë me grupin e tij në plazhin e Agios Nikolaos dhe rreth orës 1:30 të pasdites ka vendosur të kthehet në shtëpinë ku jetonte në Gyalos për të pushuar.
Që atëherë, ai humbi gjurmët. Pas një kërkimi dramatik 5-ditor me drone, helikopterë dhe qen të trajnuar posaçërisht, Mosley u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore dhe në një distancë prej rreth 10 metrash nga deti, në plazhin e Agia Marina.
Sipas informacioneve, 67-vjeçari ka dhënë frymën e fundit, rreth dy orë pasi i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes dhe është larguar nga plazhi i Agios Nikolaos.
Burime policore konsiderojnë mundësinë që Michael Mosley, duke u larguar nga Pedi, është ngatërruar dhe në vend që të lëvizte majtas drejt Gyalos Symis ka marrë rrugën në të djathtë të tij, e cila të çonte në Agia Marina.
Sipas informacioneve, mjekësia përjashton veprimtarinë kriminale, pasi nuk konstaton dëmtime. Kalbja është e avancuar, kështu që ai nuk mund të përcaktojë shkakun e vdekjes në mënyrë makroskopike, madje as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë. Rezultatet zyrtare të nekropsisë, e cila do të bëhet në Rodos, pritet të dalin sot, të hënën.
Fotot: Ku u gjet trupi i Michael Mosley dhe distanca nga deti
/vizionplus.tv