Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë, Tu-95MC, fluturuan mbi ujërat pranë shtetit amerikan, Alaskë, por shtoi se ata qëndruan brenda hapësirës ndërkombëtare.

Tu-95, të njohur si arinjtë nga NATO-ja, fluturuan për rreth 9 orë, të shoqëruar nga avionët luftarake SU-30SM. Ata fluturuan mbi Detin Bering, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

“Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore”, tha gjenerali Sergei Jobylash, komandant i aviacionit rus.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORDA) tha se i ka vërejtur katër avionë luftarakë rusë duke fluturuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtës Ajrore të Alaskës (ADIZ).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Avioni rus qëndroi brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut në hapësirën sovrane amerikane apo kanadeze”, tha NORAD në një komunikatë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 2007 e riktheu praktikën e epokës sovjetike për të dërguar bombardues strategjik rregullisht për patrullim përtej kufijve të Rusisë.