A mund të kishte menduar Dusan Vlahohic ditë më të bukur sesa 28 janari 2022? Kurrsesi jo.
Bomberi serb e festoi 22 vjetorin e lindjes në të njëjtën ditë kur zyrtarisht ai u bë lojtar i Juventus dhe kaloi orët e para si futbollist bardhezi.
Sulmuesi i talentuar u paraqit paraditen e kësaj të premteje në zyrat e “Zonjës së Vjeter” për të kryer vizitat mjekësore për të firmosur më vonë kontratën që do ta mbaj të lidhur me Juventusin deri në vitin 2026.
Nga kjo kontratë, serbi do të marrë 7 milione euro neto në sezon. Ndërkohë Fiorentina, klubi në të cilin Vlahovic u konfirmua në nivele të larta do të përfitoje menjehere 70 milionë euro dhe më pas 5 të tjera në forme bonusesh,.
Dusan ka vendosur të mbajë numrin 28 tek “Zonja e Vjeter” dhe pritet që të jetë gati për debutim që në ndeshjen e parë kundër Verones në Torino në 6 shkurt.
Një numër jo i vogël tifozesh e priten sulmuesin serb si përshendentje për njeriun që duhet ti zgjidhe hallet Juventusit në fazën ofensive. Që pas transferimit nga Partizan i Beogradit tek Fiorentina në vitin 2018, në kampionatin italian Vlahovic ka shënuarf 44 gola me fanelën vjollce, teksa 17 prej tyre i ka shënuar vetëm në këtë edicion.