
Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme për pjesën më të madhe të punëtorëve në Francë.
Kjo masë e marrë nga qeveria franceze, e cila ka për qëllim parandalimin e transmetimit të COVID-19, pritet që të hyjë në fuqi më 1 shtator.
Ky vendim do të zbatohet në të gjitha ato hapësira të përbashkëta, ku qëndrojnë më shumë se dy punonjës.
Përdorimi i maskave në Francë është bërë gjithashtu e detyrueshme në të gjitha transportet publike dhe shumicën e hapësirave publike të mbyllura.
Advertisement
The post Duke filluar nga shtatori, punonjësit francezë do të detyrohen që të mbajnë maska appeared first on Vizion Plus.