Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan, ku i përcolli ngushëllimet e tij për vdekjet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin e Izmirit dhe ishullin lindor të Egjeut Samos këtë të premte.
Në një postim në “Twitter”, lideri grek shkruan se pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme për Mesdheun Lindor, në këto raste, njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar.
Gjashtë persona kanë humbur jetën deri tani pas lëkundjeve të tërmetit në Izmir, kurse 202 qytetarë janë të plagosur.
Edhe ishulli Samos u godit po ashtu nga tërmeti. Deri tani raportohet për dy të mitur të vdekur. Ata janë të moshës 15 dhe 17 vjeç.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";