Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se të gjitha vendet duhet të përpiqen që Putin të mposhtet dhe se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët.
Michel shtoi se ka folur me Zelenskyn dhe presidentin rus disa herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke shpresuar se do të ndihmojë vendet për të arritur një armëpushim.
“Kjo është një çështje sigurie, për të ardhmen e Europës dhe për të ardhmen e botës. Është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne nuk jemi të sigurt nëse qeveria ruse po tregohet e sinqertë. Ne nuk jemi naivë, ne mendojmë se ata po përpiqen të forcojnë pozitat e tyre gjatë bisedimeve të negociatave”, tha ai.
Michel diskutoi gjithashtu vendosjen e sanksioneve, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të tregohet inteligjent në miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.
“Ne kemi vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë. Ne synojmë oligarkët dhe sektorët ekonomikë në Rusi,” tha ai.
“Ne jemi më të varur nga gazi dhe nafta ruse në krahasim me situatën në Shtetet e Bashkuara.” “Kjo është arsyeja pse ne duhet të tregohemi nteligjentë. Qëllimi është të godasim Rusinë,” përfundoi ai.