Ndërsa kanë mbetur vetëm dhjetë ditë nga hyrja në fuqi e perdorimit të “pasaportës së gjëlbër”, e cila do të lejojë hyrjen në abientët të brendshme në bareve, restoranteve, si he stadiumeve dhe muzeve, mijëra qytetarë mbushën rrugët kryesore të kryeqytetit italian për të shprehur pakenaqësinë e tyre.
Me thirrjen “liri” protestuesit u mblodhën në shesh në qëndër të romës.
Shumë pronarë të restorantëve i janë bashkuar protestës kundër vendimit të ri pasi ata theksojnë se nuk duan të detyrojnë klientët e tyre të përdorin një pasaportë për të patur akses në bizneset e tyre.
Gjatë ditës janë paralajmeruar se do të ketë marshime në njëmbëdhjetë qytete italiane .
Pikëpamjet e forcave politike të vendit mbi kete vendim janë të ndryshme.
Disa besojnë se në vend të pasaportës së re , qytetarëve duhet t’u kërkohet vetëm një vertetim. Ndërsa disa të tjerë e shohin të domosdoshëm këtë vendim.