Një sulm nga një automjet pa pilot (dron) ukrainas dëmtoi një traget dhe i mori jetën një personi në portin e Kafkaz, në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë, njoftoi sot guvernatori i rajonit, Benjamin Kondratiev.

“Një zjarr që shpërtheu në port për shkak të sulmit me dron u shua më vonë”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur lajmin e sulmit dhe deri më tani Kievi nuk ka reaguar.

Porti i Kafkazit ndodhet në një rrip të ngushtë toke përballë gadishullit të Krimesë. Tragetet atje shërbejnë për të lidhur Rusinë me Krimenë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia gjithashtu eksporton naftë dhe drithë nga ky port nëpërmjet Detit të Zi. Në maj, forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kishin goditur terminalin e naftës në portin Kafkaz me raketa./vizionplus.tv