
Arrestohen dy shtetas shqiptare në Itali me akuzën e trafikut të drogës.
Në pranga në Milano përfunduan një 45-vjeçar me iniciale B.L dhe një 27-vjeçar me iniciale J.S.
Advertisement
Dy shqiptarët u kapën në flagrance teksa po shkëmbenin disa zarfe të cilat rezultuan se kishin heroinë.
Policët vunë re 45-vjeçarin ndërsa, pranë Viale Monzës, ai po i jepte një zarf 27-vjeçarit që përmbante dy zarfa brenda tij.
Advertisement
Pas kontrolleve edhe në banesat dhe mjetet që ata disponon u sekuestruan në total 40 kg drogë, mes të cilave edhe kokainë dhe heroinë.
Nese do te dilte ne treg, shqiptaret mund te fitonin deri ne 3 milione euro nga shitja e droges.
Advertisement