Një operacion antimafia i koduar “Oleandro” çoi në arrestimin e 15 personave. Operacioni u shtri në Siçiili, Toskanë dhe Friuli Venezia Giulia.

Mbi 120 karabinierë u mobilizun në operacion. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Të dyshuar janë 26 persona, por vetëm për 15 prej tyre u ekzekutuan masat e sigurisë.

Mediet italiane bëjnë me dije se 14 persona janë lënë në burg ndërsa 1 në arrest shtëpie.

Janë sekuestruar 81 ndërtesa dhe toka në provincat e Catania dhe Arezzo  dhe 5 makina. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 12 milioën euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dyshuarit ishin pjesë e “grupit Picanello” të klanit Santapaola-Ercolano.

Në krye të grupit ishin  Carmelo “Melo” Salemi, 65 vjeç dhe Giuseppe Russo, 48, i njohur si “gazetari” ose “eleganti”./vizionplus.tv