Drejtori i CIA-s, Bill Burns, ka zhvilluar një bisedë të rrallë me presidentin rus, Vladimir Putin. Biseda është mbajtur në Moskë, javën e kaluar. Tema, sipas CNN, ka qenë shqetësimi i Amerikës për vendosjen e trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

Lajmi është konfirmuar nga burime nga të dyja palët.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies javën e kaluar tregojnë manovra jo të zakonshme të trupave ruse, gjë që ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi po e bën të mendojë se Rusia po mendon për një pushtim të Ukrainës.

Për këtë arsye, Presidenti Joe Biden ka dërguar në Moskë kreun e CIA-s, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";