Mijëra punonjës u mblodhën në Barcelonë këtë të premte për të protestuar kundër mbylljes 15 ditore të bareve dhe restoranteve, vendim i lëshuar nga qeveria e Katalonjës, me qëllim frenimin e rritjes së rasteve me COVID.
Protestuesit u mblodhën përpara selisë së qeverisë në sheshin historik Sant Jaume. Disa prej tyre marshuan nëpër qytet, duke bllokuar trafikun.
Gjysma e restoranteve të Katalonjës mund të falimentojnë deri në fund të vitit nëse nuk mbështeten nga qeveria.
Me pak se 21,000 raste të diagnostikuara në 14 ditët e fundit, Katalonia është rajoni i dytë më i dëmtuar i Spanjës pas Madridit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";