Pothuajse tre fëmijë janë plagosur çdo orë në Gaza, që kur nisi konflikti i armatosur të hënën e kaluar.
Sipas të dhënave të “Save the Children”, javën e fundit, të paktën 60 fëmijë janë vrarë.
Advertisement
Kurse të plagosur janë 366 të mitur dhe mbi një mijë të rritur.
“Edhe sa familje të tjera duhet të humbin të dashurit e tyre para se bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë ndonjë veprim? Ku mund të vrapojnë fëmijët kur sulmet ajrore bien në shtëpitë e tyre? Familjet në Gaza po na tregojnë se ata po jetojnë në ferr, nuk kanë asnjë vend ku të kërkojnë strehim”, tha Jason Lee, drejtori i “Save the Children” në Palestinë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement