Presidenti Donald Trump ndoshta do të mbahet mend më së shumti për përdorimin e Twitter-it për të nxitur polemika apo për të sulmuar kundërshtarët, por zhurma që krijuan postimet e tij në këtë rrjet social, shpesh krijoi shpërqendrim nga ndryshimet e mëdha në politika që ai bëri gjatë mandatit katërvjeçar. Por do të mbahet mend edhe për nismën e tij ‘Amerika e para.’

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, anëtari i Lëvizjes së Patriotëve në Nju York, Dorand Vojka deklaroi se Trump e çoi vëmendjen nga Rusia drejt Kinës.

“Politika e Trump ‘America first’ bëri shumë armiq. E hoqi vëmendjen nga Rusia dhe e drejtoi tek Kina, sepse armiku i Amerikës është Kina, nuk është Rusia. Rusia, si forcë ushtarake apo ekonomike nuk është tashmë një armik apo rrezik për Amerikën. Presidenti i Kinës e ka në pamfletin e vet që Kina do të bëhet superfuqia e parë në botë dhe do t’ja kalojë Amerikës në vitin 2040.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";