Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë me dije përmes një videomesazhi që raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia. Vinnytsia është një qytet në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 160 milje në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.
“Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi. Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë. Të paktën na jepni aeroplanë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë. Sot dhe përgjithmonë”, tha Zelensky.