Presidenti Donald Trump ka votuar personalisht në Florida këtë të shtunë, duke u bashkuar me më shumë se 53 milion amerikanë që kanë votuar tashmë edhe pse zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA“Ishte një votë e sigurt, shumë më tepër sesa do të kishte qenë votimi me postë. Çdo gjë ishte e përsosur, strikte dhe e mirëorganizuar. Me postë nuk do të ishte asnjëherë kështu, kaq e sigurt. Është nder të votoj në një zonë që e njoh shumë mirë. Në vazhdim do të kemi tre tubime të mëdha, turmat kanë gjithmonë të jashtëzakonshme.”
Advertisement
Ndërsa mbeten vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, fushata e dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden është përqëndruar ne shtetet kyce për votat e kolegjit zgjedhor, Arizona, Florida, Miçigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.
Shpallja zyrtare e fituesit të garës presidenciale është një proces disa mujor që përfundon në muajin janar. Amerikanët votojnë për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral, këta të fundit votojnë për të zgjedhur Presidentin dhe më pas Kongresi shpall fituesin e zgjedhjeve të cilit i duhen minimalisht 270 vota të kolegjit zgjedhor.