Donald Trump duket se e ka mjaft të qartë të ardhmen e tij politike, pas humbjes së zgjedhjeve shumë të kontestuara përballë Joe Biden.

Gjatë një intervistë telefonike, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu edhe njëherë qartazi ambicien e tij të qartë për të rikandiduar në anën e republikanëve për drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetari se çfarë do ta pengonte këtë synim të tij, Trump u përgjigj: “ Nuk e di. Ndoshta një telefonatë nga doktori për ndonjë gjë të keqe në lidhje me shëndetin, sepse gjërat ndodhin. Por duhet të them se jam shumë mirë më shëndet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse u përball dy herë me “impeachment” gjatë mandatit të tij, Trump nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për të rikandiduar për president që në ditët e para pas humbjes së zgjedhjeve.