Donald Trump triumfues pas debatit presidencial me Joe Biden, çfarë pritet të ndodhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donald Trump triumfues pas debatit presidencial me Joe Biden, çfarë pritet të ndodhë

Ish Presidenti Donald Trump mbajti të premten një fjalim me tone triumfuese, pas debatit të parë me Presidentin Joe Biden, e cila u cilësua si një paraqitje e dobët.

Duke iu drejtuar mijëra përkrahesve të tij në një tubim elektoral në Chesapeake në shtetin e Virxhinias, zoti Trump tha se demokratët nuk kanë ndonjë mundësi zgjedhjeje më të mirë. “Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo votues nuk është nëse Joe Biden mund t’i mbijetojë një debati prej 90 minutash, por nëse Amerika mund të mbijetojë nëse në krye të saj qëndron Joe Biden-i edhe për 4 vjet të tjera”, tha zoti Trump.

Deklaratat e ish presidentit erdhën një ditë pasi paraqitja zhgënjyese e zotit Biden në debat ka nxitur shqetësim mes votuesve dhe aleatëve të tij që po shpresonin që zoti Biden të ishte më energjik dhe të rriste shanset e tij për t’u rizgjedhur.

Zoti Trump tha se nuk besonte se zoti Biden do të largohej nga gara, duke përmendur kërkesën e disa demokratëve dhe disa analistëvë që Presidenti Biden të tërhiqet. Ai kritikoi demokratë të profilit të lartë si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish zonjën e parë Michelle Obama.

Advertisement

Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të vihej përballë zonjës Harris, e cila po garon krah zotit Biden në këtë fushatë presidenciale./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy