Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve me pretendimet se javën e ardhshme do të ketë prova mbi vjedhjen e votave në disa shtete kyçe, ku po vijon edhe beteja ligjore. Në një postim në rrjetet sociale, twitter , kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar politiken si të korruptuar .
DONALD TRUMP
PRESIDENTI I SHBA-së
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Njerëzit nuk do ti pranojnë këto zgjedhje të vjedhura! Isha në Filadelfia duke parë mashtrimin. Ata ndaluan vëzhgimin e numërimit .Qindra mijëra vota nuk duhet të lejohen, pasi politika është e korruptuar. Ky sistem votimi kompjuterik është shumë i hapur për mashtrim dhe ndërhyrje prisni derisa të shihni se çfarë po vjen! Ne do të fitojmë!.
Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, është shprehur në një konferencë shtypi se sapo të llogaritet çdo votë do të nisë punën administrata e dytë e Trumpit.
MIKE POMPEO
SEKRETARI I SHTETIT I SHBA-së
Ne do të numërojmë të gjitha votat, do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump. Unë jam shumë i bindur se do të kemi një tranzicion të mirë, se do të sigurohemi që kushdo që është në detyrë në mesditën e 20 Janarit të ketë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i mbajtur amerikanët të sigurt.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë president i zgjedhur Joe Biden e ka cilësuar refuzimin e Danald Trump për të pranuar humbjen si te turpshme .
JOE BIDEN
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";PRESIDENT I ZGJEDHUR I SHBA-së
“Unë thjesht mendoj se është e turpshme , sinqerisht, e vetmja gjë që mendoj se nuk do të ndihmojë trashëgiminë e presidentit. Në fund të ditës, e dini, e gjitha do të realizohet në 20 Janar. Unë po i bëj të ditur se Amerika është kthyer. Nuk shohim asgjë që mund te na ngadalësoje .”
Shtetet kanë afat deri më 8 dhjetor për të kryer rinumërime të mundshme ose për të zgjidhur proceset gjyqësore lidhur me zgjedhjet. Më 14 dhjetor Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të certifikuar zyrtarisht fituesin e garës presidenciale.