Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump, do të nënshkruajë një dekret me masa që shtrëngojnë rregullat për mediat sociale.

Por, nuk është dhënë asnjë detaj mbi masat e këtij shtrëngimi. Njoftimi vjen pasi Trump akuzoi mediat sociale, nga twitteri e deri tek facebook, se po kufizojnë zërin e konservatorëve, duke kërcënuar madje edhe mbylljen e tyre. Lufta mes manjatit dhe kolosëve të Silicon Valley, filloi pasi Twitter ka korigjuar dy postime të presidentit, duke i shoqëruar me një këshillë për lexuesit që të verifikojnë faktet e duke drejtuar tek një link në të cilin shpjegohet se deklaratat e presidentit janë të pabazuara sipas disa mediave.

Në postime, Trump pretendonte se votimi përmes postës i përdorur nga disa shtete demokratike për pandeminë e koronavirusit përkthehet në manipulime zgjedhore. Drejtori ekzekutiv i Twitetr, Jack Dorsey, iu përgjigj kritikave për politikat e kontrollit të fakteve të platformës, duke thënë” Ne do të vazhdojmë të sinjalizojmë për informacionet jo korrekte ose të pa konfirmuara mbi zgjedhjet në të gjithë globin. E kjo është një shuplakë për presidentin që tani kërcënon me dekretin e ri e madje edhe me mbylljen e plotë të platformave.

“Të mëdhenjtë e internetit po bëjnë të pamundurën për të më censuruar në prag të zgjedhjeve të 2020 – ka thënë Trump. Nëse kjo ndodh, nuk kemi më liritë tona e unë nuk do ta lejoj këtë. Kanë provuar ta bëjnë në 2016 dhe kanë humbur. Tani po çmenden. Twitter ka dëshmuar tani se gjithçka që kam thënë për ta, është e drejtë – ka shtuar Trump. Do të kemi zhvillime të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";