India ka rihapur duart nga regjimi strikt i karantinës disa javore nga COVID-19, që mbajti mbyllur në shtëpi më shumë se një miliard e treqind milionë banorë të atij vendi, padyshim “lockdown” më i madh i historisë.

Por tani autoritetet indiane po detyrohen të përballojnë një tjetër emergjencë, jo e padukshme si koronavirusi por me pasoja potencialisht shkatërruese për ekonominë.

Zonat qendrore dhe perëndimore të vendit po “pushtohen” nga dhjetëra miliona karkaleca, që po shkaktojnë dëme të pallogaritshme në arat e mbjella, duke shkatërruar sipas përllogaritjeve rreth 50 mijë hektarë deri më tani, dhe rrënuar ekonominë rajoneve të goditura edhe nga masat shtrënguese ndaj pandemisë.

Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me dyndjen më të madhe në 30 vitet e fundit të këtij insekti. Sipas tyre, një koloni e madhe e përbërë zakonisht deri në 40 milionë karkaleca, mund të hajë ushqim sa 35 mijë njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Faktorë të ndryshëm si ato klimatikë kanë ndihmuar insektet të gjejnë kushte të përshtatshme për shumim e tyre, fillimisht në gadishullin arabik, dhe nga aty në Afrikë në perëndim dhe në sub-kontinentin indian në lindje.