Presidenti i SHBA Donald Trump ka përfunduar trajtimin për koronavirusin dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë, ka thënë mjeku i tij.
Dr.Sean Conley tha se presidenti i është përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” mjekimit dhe nuk paraqet shenja që tregojnë “përparimin e sëmundjes”.
Një ditë më parë, u vendos që debati i dytë mes Trump dhe Biden të zhvillohet virtualisht të enjten, për shkak të infektimit të kreut të Shtëpisë së Bardhe. Mirëpo ky i fundit refuzoi të merrte pjesë në debatin virtual, pas i duket “humbje kohe”.
The post Doktori i Trump: Presidenti është gati që t’iu rikthehet angazhimeve publike appeared first on Vizion Plus.
Advertisement