Mbreti Charles pritet të përcjellë gjatë ditës sot një mesazh.
Premtimi i tij për të “vazhduar të shërbej me të gjitha aftësite që ka” do të jetë mesazhi i parë publik i Mbretit Charles pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit.
Kujtojmë se gjatë pesë javëve te fundit Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për të luftuar sëmundjen e kancerit. Mbreti 75 vjeçar, ka regjistruar mesazhin e veçantë për popullin britanik, ndërsa përfaqësues nga 56 kombe mblidhen sot në Londër në prag të Ditës së Komonuelthit.
“Jam prekur thellësisht nga urimet tuaja të mrekullueshme…në këmbim, unë do të vazhdoj t’ju shërbej, me të gjitha mundësitë e mia, në të gjithë Komonuelthin,” thuhet në mesazhin e Mbretit Charles.
‘Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku,” do të thotë gjithashtu Mbreti Charles./vizionplus.tv/