“Do të ketë sulme të tjera”/ Mijëra ushtarë ruajnë kishat dhe shkollat në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të ketë sulme të tjera”/ Mijëra ushtarë ruajnë kishat dhe shkollat në Francë

Këmbanat e kishave janë dëgjuar në sinkron në të gjithë Francën duke bërë homazhe për viktimat e sulmit terrorist që tronditi vendin një ditë më parë.

21-vjeçari nga Tunizia, Brahim Auisaui vrau me thikë tre persona në bazilikën Notre Dam në qytetin Nisë. I riu kishte mbërritur në Europë më 20 shtator nga Lampedusa, ishulli italian pranë Tunizisë që është një pikë kryesore për migrantët nga Afrika. Autoritetet bënë të ditur se edhe një 47-vjeçar gjendet në paraburgim pas dyshimeve se kishte kontaktuar me agresorin.

Franca, me komunitetin më të madh musliman në Europë, ka pësuar një varg sulmesh terroriste në vitet e fundit. 130 njerëz u vranë në Paris në vitin 2015, dhe një vit më vonë në Nisë një tjetër terrorist tunizian vrau 86 persona duke shtypur turmat me një kamion në festën e ditës së Bastijës.

Alarmi i sigurisë së vendit është në nivelin më të lartë ndërsa ministri i brendshëm Gerald Damarnin ka paralajmëruar se do të ketë të tjera sulme ndërsa presidenti Macron ka vendosur mijëra ushtarë për të mbrojtur vendet e adhurimit, shkollat dhe institucionet e rëndësishme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy