Mazhoranca dhe opozita janë në një debat për reformën zgjedhore, e cila që prej shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka ngecur, pasi opozita nuk po merr pjesë në Këshillin Politik.
Kryetari i Partisë Demokristine Nard Ndoka, në një intervistë për RTV Ora thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka marrë konsensusin nga Sali Berisha.
Nard Ndoka: Reforma zgjedhore ka ngecur tek mazhoranca. Ideja ishte që të shkonim drejt një miratimi me konsensus. Rama ka marrë gjithmonë konsensus nga Berisha. Edi Rama i ka kërkuar që të shembin kushtetutën, ka shembur institucionin e presidentit. Edhe zgjedhjet e presidentit me shumicë të thjeshtë e kemi peshqesh nga Rama. Pra e ka marrë çdo moment konsensusin nga PD dhe asnjëherë nuk e dha për 7 vite.
Premtimet e Bashës dhe Kryemadhit se teatrin do ta mbrojne me trup, Ndoka i quajti premtime emocionale.
Nard Ndoka: Opozita nuk është roje e teatrit, opozita ka bërë një premtim programor dhe do t’i qëndrojë asaj. Opozita as nuk futet në rrotat e fadromave. Lideri i opozitës as nuk do flejë tek teatrit. Gabim kanë bërë me atë premtim, ka qenë premtim emocional. Nuk e kanë luksin as Basha dhe as Kryemadhi të bëjnë këto gabime emocionale. Të qetësohen dhe ta kuptojnë që opozita nuk është policia e këtij sistemi.