“Duhet të dominoni, përndryshe do të dukeni si një tufë budallenjsh, duhet t’i arrestoni ata njerëz”, thuhet në një audio të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, të siguruar nga CNN.
Tepër i nervozuar Trump ka kritikuar guvernatorët, se në disa shtete, përgjigjja ndaj protestuesve ka qenë e dobët, çka ka bërë që të përshkallëzohet dhuna. Presidenti i SHBA, mendon se dhuna po nxitet nga forcat radikale të majta. Më pas ai u tha guvernatorëve se është përgjegjësia e guvernatorëve, për të reaguar ashpër nga protestuesve të dhunshëm.
“Është një lëvizje, ndëse ti nuk e vë përfund, do të bëhet keq e më keq. Protestat janë të suksesshme, vetëm kur ju jeni të dobët dhe pjesa më e madhe e juaja janë ashtu”, u shpreh Trump.
Ashpërsimi i gjuhës së Trump, vjen në një moment kur për shkak të protestave pranë Shtëpisë së Bardhë, ai zyrtarët u futën në një bunker sigurie. Amerikanët janë ngritur në protestë prej 5 dtësh, pas vrasjes së George Floyd, nga një oficer policie. Protestuesit kanë shkatërruar makinat e policisë, si dhe kanë dëmtuar zyrat e CNN në Florida. Gjatë protestave u arrestuan edhe gazetarë, të cilët u liruan disa orë më vonë.