Presidenti, Donald Trump, tepër i acaruar me protestat që degjeneruan në dhunë dhe grabitje, u ka dhënë urdhër të prerë guvernatorë. Ai u ka kërkuar atyre që të përdorin forcën ndaj protestuesve të dhunshëm.
“Duhet të dominoni, përndryshe do të dukeni si një tufë budallenjsh, duhet t’i arrestoni ata njerëz”, thuhet në një audio të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, të siguruar nga CNN.
Tepër i nervozuar Trump ka kritikuar guvernatorët, se në disa shtete, përgjigjja ndaj protestuesve ka qenë e dobët, çka ka bërë që të përshkallëzohet dhuna. Presidenti i SHBA, mendon se dhuna po nxitet nga forcat radikale të majta. Më pas ai u tha guvernatorëve se është përgjegjësia e guvernatorëve, për të reaguar ashpër nga protestuesve të dhunshëm.
“Është një lëvizje, ndëse ti nuk e vë përfund, do të bëhet keq e më keq. Protestat janë të suksesshme, vetëm kur ju jeni të dobët dhe pjesa më e madhe e juaja janë ashtu”, u shpreh Trump.
Ashpërsimi i gjuhës së Trump, vjen në një moment kur për shkak të protestave pranë Shtëpisë së Bardhë, ai zyrtarët u futën në një bunker sigurie. Amerikanët janë ngritur në protestë prej 5 dtësh, pas vrasjes së George Floyd, nga një oficer policie. Protestuesit kanë shkatërruar makinat e policisë, si dhe kanë dëmtuar zyrat e CNN në Florida. Gjatë protestave u arrestuan edhe gazetarë, të cilët u liruan disa orë më vonë.