Familja mbretërore e Britanisë së Madhe feston sot një ngjarje shumë të rëndësishme, ditëlindjen e 11-të të Princit George , i cili është në radhën e pasardhësve pas babait të tij, Princit William.
Kate Middleton dhe William përgëzuan djalin e tyre të parë me një urim klasik dhe të thjeshtë, krah një foto bardh e zi, të realizuar nga nëna e tij.
“I urojmë Princit George ditëlindjen e 11-të sot”, shkruhet në postim.
George pozon i buzëqeshur para aparatit fotografik dhe tashmë duket se po i afrohet para-adoleshencës.
Familja mbretërore aktualisht është me pushime pasi fëmijët janë jashtë shkollës, ndërsa Kate së fundmi ka bërë daljen e saj të dytë publike pasi ka njoftuar zyrtarisht se po i nënshtrohet trajtimit për kancer në zonën e barkut./vizionplus.tv