Edhe në botë besimtarët myslimanë kanë kremtuar festën e Kurban Bajramit.
Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e namazit të bajramit në vende e shenjta të myslimanëve në Mekë dhe Medine. Ndryshe nga 2 vitet e fundit, këtë vit vendi i shenjte është mbushur plot me besimtarë.
Miliona pelegrinë mbërritën në qytetin e shenjtë të Mekës për të kryer ritin e Haxhit, pas një mungese 2-vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edhe në Stamboll dhe në kryeqytete e tjera të botës, besimtarët u janë drejtuar xhamive për faljen e namazit.
Pas faljes besimtarët kanë prerë kurban në shenjë falenderimi ndaj Zotit dhe kanë shpërndarë mesazhe paqeje.
Kurban Bajrami është njëra nga 2 festat kryesore të myslimanëve dhe ajo shoqërohet me urime dhe dhurata, si dhe mesazhe paqeje në të gjithë boten.