Dita e dytë e armëpushimit; pengje të tjera gati për tu shkëmbyer me të burgosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e dytë e armëpushimit; pengje të tjera gati për tu shkëmbyer me të burgosur

Në ditën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit pritet që të lirohen edhe më shumë pengje.

 

Behët me dije se 14 prej tyre, izraelitë, do të shkëmbehen me 42 të burgosur palestinezë, gra dhe fëmijë, por ende nuk është caktuar koha se kur do të ndodhë kjo.

 

Advertisement

Për sa i përket situatës humanitare deri më tani 136 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza kryesisht me ujë, ushqim , pajisje mjekësore dhe ilaçe.

 

 

Por pavarësisht armëpushimit në Bregun Perëndimor bastisjet izraelite nuk janë ndalur, ku një 25-vjeçar palestinez raportohet se është vrarë gjatë një operacioni.

Advertisement

 

 

Të premten , në ditën e parë të armëpushimit 24 pengje izraelite mes tyre 10 tajlandezë dhe 1 filipinas u shkëmbyen me 32 të burgosur palestinezë.

 

Advertisement

 

Që nga data 7 tetor sulmet mes Izraelit dhe Hamasit kanë qenë të përgjakshme, ku të paktën 14.500 palestinezë janë vrarë, ndërsa jetët e humbura nga radhët e izraelitëve janë 1200.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy