Qytetarët që nuk janë vaksinuar po diskriminohen. Për një koncert që do të mbahet në Florida, të pavaksinuarit do të paguajnë biletën 55 herë më shtrenjt sesa ata që e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

 

Koncerti, me pjesëmarrjen e grupeve Teenage Bottlerocket, MakeWar dhe Rutterkin do të kushtojë 981,99 dollarë për ata që ose kanë zgjedhur të mos vaksinohen, ose nuk mund të vaksinohen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa ata që ofrojnë prova se janë vaksinuar, do të marrin një “zbritje” 98.2% dhe do të paguajnë vetëm 18 dollarë për biletën.

 

“Nëse blini një nga këto bileta dhe paraqiteni pa kartën tuaj të vaksinimit, nuk do të lejoheni me këtë çmim, do t’ju duhet të paguani 981.99 dollarë”, paralajmërojnë organizatorët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kritikët kanë argumentuar se struktura e çmimeve është e padrejtë.