Me ceremoninë e dasmës dhe pritjes që kushtojnë 28,000 dollarë, sipas The Knot, ndryshimi i planeve është më shumë sesa një zhgënjim i madh emocional – është gjithashtu potencialisht i kushtueshëm. Por ka mënyra për të minimizuar dëmin financiar:

Shtyni datën, në vend që të anuloni. Përfitimi financiar i shtyrjes është se pagesa që keni bërë tashmë ka të ngjarë të aplikohet në lidhje në datën e ardhshme të dasmës. Nëse anuloni, rrezikoni të mos i merrni mbrapsht paratë e para-paguara.

Lexoni kontratat tuaja me kujdes. Në shumë kontrata parashikohet se nëse dasma anulohet për shkaqe që nuk janë në dorën e asnjërit prej të martuarve, siç është rasti i pandemisë, atëherë të gjitha kostot rinovohen.

Jini proaktiv dhe fleksibël për vendosjen e një date tjetër. Konsideroni të zgjidhni një ditë më pak tradicionale të javës. Zakonisht dasmat që bëhen gjatë ditëve të javës kushtojnë më pak para.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Festoni në ditën tuaj origjinale të dasmës. Edhe pse jo një këshillë që domosdoshmërish lidhet me anën financiare, kjo këshillë është shumë e rëndësishme për t’iu kujtuar se gjëja më e rëndësishme në marrëdhënien tuaj nuk është dasma, por dashuria, dhe kjo e fundit duhet të festohet çdo ditë.(scan)