
Afganistani është tashmë në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen pasi talebanët kanë marrë nën kontroll vendin.
Lidhur me situatën e krijuar në Afganistan, ministri i mbrojtjes së Britanisë se Madhe, Ben Wallace i përlotur deklaroi se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.
“Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët.
Advertisement