
Programi i mëngjesit i BBC-së në radio është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës.
“Ju lutemi dilni menjëherë nga ndërtesa nga dalja më e afërt,” ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së. “Ne kemi një alarm të vogël këtu,” u tha Nick Robinson dëgjuesve.
Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë. Robinson postoi në Twitter një foto të tij dhe Martha Kearney jashtë studios me mbishkrimin: “Emergjenca përfundoi. Tani jemi kthyer në studio.”
Arsyeja se përse u dha ky alarm ende nuk është bërë i ditur.
Advertisement