Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham, pas thirrjeve të lëshuara në “Twitter” për vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, iu tha gazetarëve: “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.
Advertisement
Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, duke i cilësuar ato si “rusofobi histerike”.