Digjen Portugalia dhe Spanja/ Zjarret masive shkrumbojnë pyjet, kërcënojnë zonat e banuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjen Portugalia dhe Spanja/ Zjarret masive shkrumbojnë pyjet, kërcënojnë zonat e banuara

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën dhe Portugalinë ka shkaktuar zjarre masive.

 

Mijëra zjarrfikës nga të dyja vendet prej ditësh vazhdojnë luftën me flakët teksa temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e tyre. Në Portugali autoritetet kanë thënën se më shumë se 3,000 zjarrfikës dhe 60 avionë janë angazhuar në betejën me zjarret. Bashkimi Evropian gjithashtu aktivizoi një program të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit që u lejon vendeve anëtare të ndajnë burimet për të ndihmuar Portugalinë.

 

Advertisement

Sipas autoriteteve të Lisbonës dhjetëra persona janë lënduar, mes tyre shumë zjarrfikës dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga rajoni Alentejo, teksa flakët u janë afruar qendrave të banuara. Qeveria në Portugali ka shpallur gjendjen e alarmit si pasojë e zjarreve.

 

Situata duket po aq kritike edhe në fqinjin e saj, në Spanjë ku qytetet jugore si Kordoba dhe Sevilja po përballen me temperatura ekstreme deri në 43 grade Celsius. Në Spanjë autoritetet kanë evakuuar qindra persona nga rajonet e Las Hurdeas dhe Extremaduras, teksa flakët kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy