Diga Hoover gjendet në lumin Colorado, mes dy shteteve amerikane Arizonës dhe Nevadas. Është ndërtuar nga viti 1931 deri më 1936, në kohën e krizës së madhe ekonomike në SHBA.
Diga është e lartë 222 metra dhe peshon jo më pak se 7 milionë tonw. Në vitet e para të shekullit 20, u përhap ideja e frenimit të rrjedhës së egër të lumit Colorado.
Në nëntor të vitit 1922 u mbajt një takim në të cilin ishin mbledhur përfaqësuesit e shtatë shteteve amerikane nga pellgu i Colorados (Arizona, Kalifornia, Kolorado, Nevada, New Mexico, Utah dhe Wyoming).
Asokohe ishte nënshkruar Traktati për lumin Colorado, ku është konfirmuar projekti për rregullimin dhe përdorimin e rrjedhës së saj. Nënshkrimi i Traktatit krijoi parakushtet për ndërtimin e disa digave dhe liqeneve artificiale përgjatë lumit, kurse në vitin 1928 Kongresi amerikan miratoi Ligjin për projektin në kanionin Boulder, me çka u miratua ndërtimi i një prej digave më të famshme në botë.
Punimet për ndërtimin e digës së madhe në Colorado filluan në vitin 1931, kurse muri i fundit i betonit është ngritur më 1935. Përveç faktit se projekti përfundoi dy vite para afatit, me shkronja të zeza u shkrua se 96 punëtorë (zyrtarisht) humbën jetën gjatë ndërtimit të digës.
Ditë, e natë kanë punuar rreth 5 mijë punëtorë në këtë digë, që tashmë është një prej vendeve më të vizituara në SHBA nga turistët e huaj. Kur filloi ndërtimi është interesant se për 5 mijë vende të lira të punës aplikuan rreth 40 mijë persona, që nuk është për t’u çuditur pasi asokohe SHBA-të ishin në krizë të madhe ekonomike ku puna ishte e nevojshme si kurrë më parë.
Njerëzit ishin të gatshëm përveç rrezikut të madh, të shkojnë për të punuar në këtë digë që në kohën kur është ndërtuar konsiderohej si mrekulli botërore e të arriturave shkencore.
Ndërtimi i saj kushtoi 49 milionë dollarë, që kjo shumë e atëhershme sot do të përkthehej në 650 milionë dollarë. Kjo digë u shpall pikë referimi arkitektonike për historinë e kombit amerikan, një nga shtatë mrekullitë amerikane të ndërtimit modern, kurse në vitin 1999 edhe një nga pesë arritjet më të mëdha të ndërtimit të shekullit të 20-të.
Është interesant se për ndërtimin e kësaj dige është ndërtuar edhe një qytet i ri në fillim të viteve të 30-ta në Nevada, ku jetonin 5 mijë punëtorë – bëhet fjalë për qytetin Boulder City.
Ky qytet u ndërtua në një hapësirë që ishte në pronësi të shteti dhe nuk kishte ndonjë ndalesë. Atë e menaxhonin punonjësit e byrosë për reklamim të digës, që kishin autorizim që madje të largonin ata që konsideroheshin si të panevojshëm apo të padobishëm.
Alkooli dhe lojërat e fatit kanë qenë të ndaluara, kështu banorët e këtij qyteti detyroheshin të shkojnë në Las Vegas. Gjatë vitit 1939, Shtetet e Bashkuara mësoi për planin e nazistëve gjermanë që dëshironin që digën edhe objektet elektromagnetike t’i hedhin në erë.
Nuk ka qenë qëllimi i vetëm shkatërrimi i digës, por parandalimi i prodhimit të energjisë elektrike që ka qenë pjesa kryesore e planit të agjentëve për “varrimin” e industrisë së forcave ajrore të Kalifornisë.
Po të shkatërrohej diga në çfarëdo mënyrë, do të derdhej një sasi e madhe e ujit nga lumi Mayd. Ky ujë sigurisht se do të shkaktonte përmbytje në një hapësirë prej 4 milionë hektarëve.
Për ta kuptuar se për çfarë hapësirë bëhet fjalë, mund të krahasohet me shtetin New Jersey që i ka 3.6 milionë hektarë. Përafërsisht 25 milionë njerëz varen nga uji i lumit Mayd. Ai furnizon me ujë të pijshëm qytetet si Las Vegasi, Hendersoni, Boulder City dhe Diga Hoover brenda një viti prodhon mesatarisht afro 4 miliardë kilovat orë për miliona banorë në Nevada, Arizonë dhe Kaliforni.