Dhurata e përjetshme që mbreti Charles i bëri nipit të tij George në ditën e lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhurata e përjetshme që mbreti Charles i bëri nipit të tij George në ditën e lindjes

Princi George është shumë pranë ditëlindjes së tij të 11-të. Më 22 korrik, familja mbretërore do të festojë ditën me shenjë të monarkut të ardhshëm britanik.

Të gjithë sytë i kanë nga dhuratat që do të marrë djali i madh i princit William dhe princeshës Kate, kryesisht nga gjyshi i tij, mbreti Charles. Në vitin 2013, për të festuar lindjen e princit të vogël, Mbreti Charles transformoi një arboretum në Birkhall Gardens, në pasurinë Balmoral në Skoci dhe ia kushtoi atë nipit të tij të parë.

Në një intervistë të dhënë për BBC, atëkohë princ i Uellsit, Charles ndau detaje nga ky projekt shumë domethënës për të.

“Ajo ishte një tokë e zbrazët për të cilën nuk kishim më nevojë për të”, shpjegoi monarku, duke shtuar: “Gjëja e mrekullueshme është se arrita të mbillja bimët dhe ta realizoja këtë projekt në të njëjtin vit kur nipi im George lindi, kështu që mendova ta quaja Princ George’s Woods. Vjeshta është magjike këtu në Skoci, ndaj doja ta ruaja magjinë e ngjyrave të saj për nipin tim”.

Advertisement

Dashuri e Charles për kopshtarinë tashmë është e dukshme prej vitesh, pasi edhe në daljet e tij publike ai nuk e ka mohuar asnjë moment. Ky pasion i tij do të mbetet një kujtim i përjetshëm për princ George dhe pasardhësit e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy