Dhunë dhe gaz lotsjellës, Italia “ndizet” nga protestat (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunë dhe gaz lotsjellës, Italia “ndizet” nga protestat (FOTO)

Italia është ndezur nga protestat, ku kërkohet largimi i kryeministrit italian Giuseppe Conte. Ata pretendojnë se nuk u menaxhua siç duhet situata për shkak të pandemisë, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish, por edhe dëm të madh në ekonominë e vendit.

Me maskat mbrojtëse në fytyrë, pjesëmarrësit denoncuan dëmet në ekonomi dhe në vende pune si pasojë e krizës epidemike dhe reagimit politik. Por protesta e së shtunës në kryeqytetin italian shumë shpejt përshkallëzoi në përplasje fizike.

Konfrontimet e para nisën mes vetë demonstruesve. Shkak u bë intervistimi nga gazetarët i një prej pjesëmarrësve, që sipas tubuesve nuk i ishte autorizuar për të folur si çdo pjesëmarrës tjetër.

Advertisement

Shkëmbimet e fjalëve u lanë vendin përdorimit të shisheve dhe gurëve ndaj forcave që po ruanin rendin. E kapur në befasi policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Vendi raporton deri tani mbi 230 mijë të diagnostikuar dhe më shumë se 33 mijë të vdekur nga Covid-19.

“Jemi këtu për t’ia treguar botës se sot në Itali çdo kategori punëtorësh është dërrmuar dhe shkatërruar nga qeveria që në fakt nuk po vepron në interesat e italianëve. Kjo demonstratë nuk ka përkatësi politike, të gjithë këtu duan t’i rikthejnë Italisë ligjin dhe dinjitetin”, deklaruan ata.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy