Dhuna seksuale është kthyer në një shqetësim gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të OKB-së, shifrat e viktimave të dhunës seksua;e janë gjithnjë e në rritje.
Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura, deklaroi këtë të enjte nga Nice e Francës në raportin e vitit 2022 ka pamje shumë shqetësuese.
“Raporti që mbulon vitin 2022 paraqet një pamje shumë shqetësuese të dhunës seksuale që përdoret si taktikë, torturë, terrorizëm apo shtypje politike ”, tha Patten, duke hapur konferencën me këtë çështje, teksa shtoi se dhuna seksuale është “arma” e lirë dhe e padukshme e luftës.
Dhe ndërsa mjetet ligjore janë vendosur tani në të gjitha nivelet në mbarë botën, raporti i vitit 2023, që do të diskutohet në prill, tregon sipas saj të njëjtat tendenca.
Patten do të udhëtojë në Izrael të dielën për të mbledhur të dhënat në lidhje me akuzat për dhunë seksuale gjatë sulmit të 7 tetori” të nisur nga Hamasi.
“Dhe ne do të diskutojmë gjithashtu me Autoritetin Palestinez dhe zyrtarë të ndryshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar,” tha ajo.
Patten do të shoqërohet nga ekspertë dhe pritet të takojë të mbijetuar, dëshmitarë dhe persona të tjerë të prekur nga dhuna seksuale si dhe pengje dhe të burgosur të liruar së fundmi, njoftoi OKB-ja në fillim të janarit.
Kombet e Bashkuara janë kritikuar se janë shumë të ngadalta për t’iu përgjigjur dhunës seksuale që Izraeli akuzon Hamasin se ka kryer më 7 tetor.
Ky sulm i paprecedentë rezultoi në rreth 1,140 të vdekur, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në raportin izraelit. Rreth 250 persona u rrëmbyen, nga të cilët rreth 100 u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë./vizionplus.tv