Të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të talibanëve në qarkun Qaisar, në provincën Faryab, thanë zyrtarët lokalë.

Militantët “po ashtu kanë marrë peng 37 pjesëtarë të forcave të sigurisë”, tha Nader Saeedi, anëtarë i këshillit provincial.

Disa zyrtarë kanë thënë se numri i të vrarëve është rreth 30, duke shtuar se komandanti i policisë së qarkut është në mesin e viktimave.

Militantët kanë sulmuar gjatë natës selinë kryesore të policisë në Qaisar, duke shpërthyer eksplozivë jashtë ndërtesës së selisë, thanë zyrtarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Saeedi tha për agjencinë e lajmeve Tolio se mbi 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë “vazhdojnë të jenë të rrethuar nga talibanët”.

“Ata po ashtu do të merren pengje nga talibanët, nëse nuk dërgohen përforcime në atë zonë”, paralajmëroi ai.

Zyrtarët thanë se ky qark ishte në buzë të kolapsit më 6 qershor, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë edhe në qendër të qarkut dhe në fshatin Kohi – që janë të vetmet zona që ende kontrollohen nga qeveria.

Luftimet në Faryab vijnë vetëm një ditë pasi talibanët morën nën kontroll qarkun Doab në provincën Nuristan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilltari provincial, Saidullah Nuristan tha se talibanët kanë bllokuar të gjitha rrugët e furnizimit për në Doab, duke detyruar forcat qeveritare që të largohen nga qarku, për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me ushqim dhe armatim për pothuajse një muaj.

Më 4 qershor, talibanët morën nën kontroll dy qarqe në provincën Zabul dhe Uruzgan.

Luftimet në mes të forcave qeveritare dhe talibanëve po vazhdojnë në mbarë Afganistanin, teksa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po vazhdojnë tërheqjen e forcave ushtarake. SHBA-ja ka 2,500-3,500 forca në Afganistan dhe forcat aleate kanë 7,000 forca. Tërheqja e trupave pritet të përfundojë më 11 shtator./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";