Policia në Khabarovsk të Rusisë ka arrestuar dhjetëra qytetarë, të cilët po protestonin kundër shkarkimit të një guvernatori rajonal.

Qyteti i Lindjes së Largët, që gjendet në kufi me Kinën, vazhdimisht ka mbajtur protesta që prej se guvernatori Sergei FUrgal u arrestua në korrik të këtij viti, nën akuzat për vrasjen dhe u dërgua në Moskë.

Furgal ka hedhur poshtë akuzat dhe mbështetësit e tij thonë se prapa akuzave qëndrojnë kundërshtarët e tij që kanë ndihmën edhe të Kremlinit.

Mijëra protestues marshuan në rrugët e këtij qyteti dhe policia arrestoi rreth 30 persona të cilët nisën që të vendosin tenda në sheshin kryesor të Khabarovskit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vonë policia arrestoi edhe dhjetëra protestues të tjerë të cilët, pavarësisht paralajmërimeve të policisë se nuk kanë leje që të demonstrojnë, protestuan në qendër të qytetit./ REL

The post Dhjetëra të arrestuar gjatë një proteste në Rusi appeared first on Vizion Plus.