Gjermania është një nga vendet që është marrë më shumë me rrëzime statujash historike, çështje që e ka zgjidhur duke i vendosur nëpër muze.
Megjithatë, një statujë e ish-udhëheqësit komunist, Vladimir Lenin, është ngritur pa zhurmë pikërisht në Gjermaninë Perëndimore.
Statuja e Leninit është ngritur nga Partia Marksiste-Leniniste e Gjermanisë (MLPD), që është shumë e vogël për nga pesha.
“Ka ardhur koha që të rrëzohen statujat e racistëve, antisemitistëve, fashistëve, antikomunistëve dhe relikeve të tjera nga e shkuara”, tha kryetarja e MLPD, Gabi Fetchner.
“Lenini, ndryshe nga ata, ishte shumë përpara në kohë me mendimet e tij për sa i përket historisë botërore. Një luftëtar i hershëm i lriisë dhe demokracisë”, tha ajo.
Lenini është një nga fiturat historike të komunizmit në Bashkimin Sovjetik, por që ka pasur rol të rëndësishëm edhe për “Terrorin e Kuq”, ngjarje që solli vdekjen e rreth 100 personave nga viti 1917 e deri në 1922.
“Lenini përfaqëson dhunën, shtypjen, terrorizmin dhe trafikun njerëzor”, thanë përfaqësues të partive të tjera në bashkinë e qytetit të Gelsenkirchenit, të cilët thanë se nuk do të lejojnë ngritjen e një simboli antidemokratik.
Megjithatë, kërkesa e këshillit bashkiak se statuja nuk përputhej me mjedisin rrethues u refuzua nga gjykata.