Dhjetëra persona të armatosur sulmuan një burg në Nigerinë jugperëndimore në shtetin Oyo dhe me atë rast mundësuan arratisjen e 800 të burgosurve. Kështu ka bërë të ditur shërbimi shtetëror i burgjeve.

Shërbimi i burgut tha se sulmuesit ishin “të armatosur rëndë me armë të sofistikuara” dhe se pasi shkëmbyen zjarr me oficerët e burgut, ata hynë në oborrin e burgut duke shpërthyer  muret me dinamit, shkruan reuters.

Rreth 575 të burgosur u arratisën, ndërsa 262 u arrestuan shpejt, thuhet në deklaratë, raporton dë.

Olanrewaju Anjorin, një zëdhënës i burgut Oyo në shtetin nigerian me të njëjtin emër, konfirmoi sot më herët se sulmuesit e armatosur sulmuan objektin e burgut mbrëmjen e djeshme dhe se një hetim për incidentin ka filluar, i cili do të zbulojë dimensionin e plotë të dëmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk mund të përcaktoj numrin e njerëzve që u arratisën ose u kapën, por mund të konfirmoj që rrjeti i sigurisë rreth burgut është forcuar edhe në qytet”, tha Ojo, një zëdhënës i burgut.