Dhjetëra llogari emaili të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, tha të hënën zyra e Senatorit Ron Wyden.

Në një deklaratë me shkrim, zyra e senatorit thotë se Komisioni i Senatit për Financat ishte informuar për aktivitetin e hakerëve në emailet e Departamentit të Thesarit dhe se duket që ka qenë një operacion me përmasa domethënëse.

Zoti Wyden, demokrati më i lartë në komision, tha se kompania Microsoft e kishte njoftuar departamentin se dhjetëra llogari emaili ishin kompromentuar dhe se hakerët kishin penetruar edhe në sistemet e komunikimit të zyrtarëve më të lartë.

“Departamenti i Thesarit nuk është në dieni të të gjitha veprimeve që ndërmorën hakerët, ose çfarë informacioni është vjedhur,” thuhej në deklaratë, duke shtuar se Shërbimi i të Ardhurave Fiskale kishte njoftuar se nuk ka shenja që të dhënat e taksapaguesve amerikanë janë ndikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklarata e Senatorit Wyden përmbante tone mjaft më pesimiste se sa komentet e Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin, i cili tha për kanalin CNBC më herët të hënën se “pozitivja është që nuk ka pasur dëme dhe se nuk kemi parë zhvendosje të një sasie të madhe informacioni”.
Departamenti i Thesarit nuk pranoi të reagonte në lidhje me komentet e Sekretarit Mnuchin.
Ekspertë qeveritarë në disa vende po përpiqen të zbulojnë hollësitë e ndërhyrjes kibernetike që mendohet se filloi në mars dhe që ka prekur një rrjet të gjerë agjencish qeveritare e biznesesh private./ VOA