Dhjetëra familje te evakuuara në Itali si pasojë e motit të keq, probleme me qarkullimin dhe energjinë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra familje te evakuuara në Itali si pasojë e motit të keq, probleme me qarkullimin dhe energjinë elektrike

Reshjet e mengjesit te se martes kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Milanos në Itali.

 

Një stuhi e madhe ka bërë që lumi  Seveso të dalë nga shtrati, duke përmbytur rrugët.

 

Advertisement

Reshjet e shiut të shoqëruara dhe nga era kanë sjellë rrëzimin e disa pemëve.

 

 

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shpëtojnë një grua së bashku me 2 fëmijët e saj, e cila kishte mbetur e bllokuar në makinë për shkak të rënies së një peme nga erërat e forta.

Advertisement

 

 

Ndërkohë shumë njerëz janë evakuuar si masë paraprake për shkak të rritjes së ujërave të lumit.

 

Advertisement

 

Në rajonin e Lombardisë nënkalimet janë përmbytur, po ashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Evakuimet me te medha jane bere ne zonen e Brescias, ku deri mesditen e te martes kane kerkuar ndihme per tu larguar, 350 familje.

Advertisement

 

 

Moti i keq ka sjellë probleme për këmbësorët dhe qarkullimin e mjeteve.

 

Advertisement

Autoritetet lokale janë në gatishmëri dhe iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

Stuhia dhe reshjet e shiut kane sjelle problemet me te medha ne rajonin e Lombardise qe nga viti 2014, sikurse shprehen autoritetet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy