‘Dhjetëra civilë të vdekur’: Çfarë duhet të dini për luftimet në Sudan?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Dhjetëra civilë të vdekur’: Çfarë duhet të dini për luftimet në Sudan?

Luftimet që kanë shpërthyer në qytetin e Sudanit, Kartum, dhe qytete tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ambicieve për pushtet brenda udhëheqësisë ushtarake të shtetit.

 

 

Si pasojë e luftimeve të 15 prillit, është thënë të kenë vdekur të paktën 50 persona, përfshirë aty edhe civilë.

Advertisement

 

 

Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare – Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

 

Advertisement

 

Më poshtë po i rendisim gjërat kryesore që duhet t’i dini për këtë konflikt.

 

 

Advertisement

Historiku i luftimeve

 

 

Prej puçit të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve.

Advertisement

 

 

Në qendër të problemit janë dy burra ushtarakë.

 

Advertisement

 

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura dhe faktikisht është edhe president i shtetit.

 

 

Advertisement

Si dhe zëvendësi i tij dhe lideri i forcës paramilitare RSF, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

 

 

Ata nuk janë pajtuar për drejtimin që e ka marrë shteti dhe kanë propozuar udhëheqësi civile.

Advertisement

 

 

Por, një prej pikave bllokuese lidhet me planin për të përfshirë 100.000 pjesëtarët e forcës paramilitare në ushtri.

 

Advertisement

 

Pse nisën luftimet të shtunën?

 

 

Advertisement

Dhuna ka nisur pas disa ditësh tensione, dhe pasi pjesëtarë të forcës paramilitare janë angazhuar nëpër pjesë të ndryshme të shtetit.

 

 

Këtë veprim, ushtria e ka parë si kërcënim.

Advertisement

 

 

Ka pasur shpresë që tensionet mund të ulen përmes negociatave, por diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

 

Advertisement

 

Ende nuk është e qartë kush i ka nisur i pari të shtënat me armë zjarri në mëngjesin e së shtunës, mirëpo ka shqetësime se konflikti do të përshkallëzohet.

 

 

Advertisement

Diplomatët u kanë bërë thirrje të dyja palëve për armëpushim.

 

 

Kush është forca paramilitare RSF?

Advertisement

 

 

Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RFS) është formuar më 2013 dhe origjinën e ka në milicinë famëkeqe Janjaweed, e cila ka luftuar brutalisht me rebelët në Darfur.

 

Advertisement

 

Prej atëherë, gjenerali Dagalo, e ka ndërtuar një forcë të fuqishme, e cila ka intervenuar në konfliktet në Jemen dhe Libi, dhe kontrollon disa miniera të arit në Sudan.

 

 

Advertisement

Kjo forcë është akuzuar për abuzime me të drejta të njeriut, përfshirë masakrim të më shumë se 120 protestuesve në qershorin e vitit 2019.

 

 

Një forcë kaq e madhe jashtë ushtrisë, ka qenë burim i jostabilitetit në Sudan.

Advertisement

 

 

Pse udhëheq ushtria shtetin?

 

Advertisement

 

Luftimet e së shtunës përbëjnë episodin e fundit të tensioneve që kanë përfshirë këtë shtet, prej rrëzimit nga pushteti të presidentit Omar al-Bashir më 2019.

 

Nëpër rrugë janë zhvilluar protesta masive, në kërkim të largimit të tij nga pushteti – pas tri dekadave si udhëheqës – dhe më pas ushtria ka intervenuar përmes një puçi.

Advertisement

 

Mirëpo civilët kanë vazhduar të kërkojnë rolin e tyre në planin për ecje drejt regjimit demokratik.

 

Si rezultat, më vonë është krijuar një qeverisje mes ushtrisë dhe civilëve, por e cila është përmbysur sërish përmes një puçi, në tetor të vitit 2021.

Advertisement

 

Që atëherë, rivaliteti në mes të gjeneralit Burhan dhe gjeneralit Dagalo, sa ka shkuar e është rritur.

 

Për një kornizë të marrëveshjes – për të kthyer pushtetin në duart e civilëve – është arritur pajtueshmëri në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo bisedimet për finalizim të detajeve kanë dështuar.

Advertisement

 

Çfarë mund të ndodhë tani?

 

Nëse luftimet vazhdojnë, atëherë ndasitë mund të thellohen dhe të përkeqësohet turbulenca politike.

Advertisement

 

Diplomatet, të cilët kanë luajtur rol kyç në tentimet për të kthyer udhëheqësinë civile në këtë shtet, do të duhet të gjejnë patjetër një mënyrë për t’i detyruar dy gjeneralët që të negociojnë.

 

 

Advertisement

Deri atëherë, sudanezët tjerë do të duhet të jetojnë në një tjetër periudhë pasigurie./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy